Mëngjesi sportiv i Monika Kryemadhit, përjeton "Përrallë Kosove"!

Shqipëria

Mëngjesi sportiv i Monika Kryemadhit, përjeton "Përrallë Kosove"!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:27
Monika Kryemadhi

Një mëngjes mjaft sportiv ka nisur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa është gjendur në një mrekulli të natyrës, të panjohur më parë për të.

Kryemadhi ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet e veshur mjaft sportive, dhe me të gjata, për vetë freskinë e zonës, ndërsa ka vënë edhe kufje. Kryetarja e LSI-së ndodhet në lartësitë e malit të Sharrit, në Prevallë, në atë që ajo e quan “Përralle Kosove”.

“Mbi 1590 metra mbi nivelin e detit, vend i mahnitshëm, ashtu si shumë zona, troje, pyje, lumenj të cilat këtij vendi ia ka falur Zoti! Visare të natyrës, që fatmirësisht po i zbulojmë e vlerësojmë hap pas hapi”, thotë Kryemadhi në videon e postuar nga kjo bukuri natyrore duke pohuarse shqiptarët kanë shumë vende të bukura, por që nuk i dinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat