Berat/ Mbetjet urbane, ndërtimet pa kriter kanë sjellë kaos

Shqipëria

Berat/ Mbetjet urbane, ndërtimet pa kriter kanë sjellë kaos

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:50
Berat

Ndërtimi i banesave pa kriter, pas viteve 1990, ka sjell një sërë problemesh, mes të cilave edhe atë të depozitimit të mbetjeve urbane.

Një nga lagjet, e cila shtrihet drejt periferisë është edhe ajo e quajtur lagjia e MCR, që gjatë viteve të fundit ka marrë një zgjerim të konsiderueshëm, duke shtuar problemet për banorët.

Banorët e kanë ngritur këtë shqetësim pranë bashkisë, duke shpresuar në një zgjidhje të problemit.

Nënkryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana bën të ditur se një grup pune po merret me studimin e shërbimit të pastrimit dhe po monitoron të gjithë zonën.

“Grupi i punës po monitoron të gjithë territorin e bashkisë së Beratit dhe do të ketë shërbim me mjet, atje ku mund të futen mjete për të mbuluar të gjithë territorin e bashkisë së Beratit.

Shpresojmë që gjatë vitit 2018 ne ta mbyllim këtë studim, ta kalojmë në këshillin bashkiak dhe pastaj të ndjekim procedurat e tenderimit dhe të bëjmë lidhjen e kontratës”,- thotë Blana.

Gjithsesi problemi i mbetjeve në qytetin e Beratit është një problem i mbartur në vite që kërkon zgjidhje të menjëhershme, ndëra pritet të miratohet përfundimisht projekti i qeverisë, në bashkëpunim me qeverinë zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat