Bie zjarr pranë kryeministrisë shqiptare!

Shqipëria

Bie zjarr pranë kryeministrisë shqiptare!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 23:25
Kryeministria shqiptare!

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në afërsi të kryeministrisë shqiptare.

Flakët kanë rënë në një nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së qeverisë shqiptare.

Zjarri mësohet se është shkaktuar nga një kabëll elektrik.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupet zjarrfikësve, të cilat kanë nisur punën. Policia ka siguruar perimetrin e zonës që qytetarët të mos kalojnë. Zjarrfikësit kanë nisur të shuajnë flakët dhe mësohet se situata është vënë nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat