Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë shkëlqeu sërish në injorancën e tij për çështjet e ekonomisë së vendit.
Duke ju referuar raportit të e Standard & Poors, Vasili u shpreh se kryeministri i vendit fatkeqësisht del dhe reciton ato që i thonë ministrat e tij, duke mos e kuptuar se flet për nonsense.
Statusi i plote
Kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij !!!
Kryeministri dihet tashme nga te gjithe qe nuk kupton hicgje dhe thote permendesh ato qe i thone ministrat.
Keta te fundit ja kane marre doren dhe bejne sikur i japin sihariqe dhe ky papagalloset dhe i perserit gjithe qejf.
Edhe per vleresimin e Standart & Poors prap e tallen dhe ai i varferi e shkruajti ne FB gjithe qejf.
Ne nuk duam ta tallim kryeministrin ndaj me qe te pakten shkrim e kendim di, le ta lexoje vete çfare thote Standart & Poors:
“Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria” deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë.
E ka fjalen Standart & Poors per koncesionet apo per piramiden hajdute financiare te qeverise,qe drejton kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij.