Institucionet shtetërore zgjidhin qesen: 2. 5 miliard lekë për fuoristrada e limuzina

Shqipëria

Institucionet shtetërore zgjidhin qesen: 2. 5 miliard lekë për fuoristrada e limuzina

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:18
Ilustrim

Institucionet shtetërore zgjidhin qesen për të blerë automjete, diku limuzina apo fuoristrada.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparences në Partinë Demokratike ka publikuar dokumentet ku tregohet llojet e automjeteve që kërkohen për tu blerë. 

Fondi në total është 169 milione lekë pa TVSH ndërsa fondi prej 84 milione leke eshte per blerje gomash, bateri automjeti.

Nga dokumentet duket qe AKU kërkon 37 automjete vetura me vlerë total 500 milion lekë,  automjet sedan limuzinë me vlerë 88 milion lekë dhe 14 fuoristarda me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë.

"Nuk ndalen institucionet shtetërore, 2,5 miliard lekë për automjete, diku limuzinë e diku fuoristrada superluksoze!
Kjo qeveri, do të mbahet mend për drogën, mafie-shtetin, PPP-të, rilindjen urbane-fasadë, shpenzimet e luksit me vlera olimpike e, nga ana tjetër, mjerimi e thika n’asht për popullin, depresioni shoqëror, largimi masiv nga vendi, bankat e shkollës" shkruhet nga ky Departament i cili ka publikuar dokumentet.

Emrat e institucioneve dhe makinave qe kerkojne te blejne 

• 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë

• 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë 

• 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë 
• 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë 
• 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë 
• 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë 
• 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë 
• 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë 
• 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë 
• 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë 
• 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë 
• 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek 
• 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke 
• Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke 
• Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat