Lajm i mirë për shqiptarët larg atdheut, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

Shqipëria

Lajm i mirë për shqiptarët larg atdheut, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:04
Ilustrim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët jashtë vendit.

Lajmi ka të bëjë me mundësinë që kanë tashmë shqiptarët që ndodhen përtej kufijve për të marrë një certifikatë personale apo familjare në vendet ku jetojnë. 

“Keni nevojë për Certifikatë Lindje ose Familjare?MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në Itali por edhe në 12 shtete të tjera të botës. Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve shqiptarë jashtë RSH-së është objektivi ynë”, njoton MEPJ.

12 SHTETET QË E OFROJNË KËTË SHËRBIM

Austri-Vjenë

Bullgari- Sofje

Çeki- Pragë

Hungari- Budapest

Kosovë- Prishtinë

Kroaci- Zagreb

Japoni- Tokio

Mal i Zi- Podgoricë

Rumani- Bukuresht

Sllovaki- Bratislavë

Zvicër- Bernë

Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat