Dy turisteve të huaja u prishet motoçikleta, Policia e Skraparit u del në ndihmë

Shqipëria

Dy turisteve të huaja u prishet motoçikleta, Policia e Skraparit u del në ndihmë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:01
Policia e Skraparit dhe turistet

Policia e Skraparit u ka dalë në ndihmë dy turisteve të huaja, pasi këtyre të fundit u ishte prishur motoçikleta më të cilën po udhëtonin.

Sipas njoftimi të lëshuar nga Policia e Skraparit sot më datë 10.08.2018, në rrugën Servan-Çepan, derisa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë dy turistet e huaja, motoçikleta e tyre kishte pësuar defekt.

Si pasojë e këtij defekti policia njofton se turistet kishin mbetur në rrugë në vendin e quajtur “Pularia”.

Policia me të marrë informatën, brenda një kohe të shkurtër i gjeti të dyja turistet e huaja, të cilat u transportuan për në Komisariatin e Policisë Skrapar bashkë me motoçikletën e prishur.

“Turistet falënderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe për korrektësinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga Policia e Skraparit.

Ky institucion njofton po ashtu se është në shërbim të turistëve të cilët janë të lutur të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit 112.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat