Rritja ekonomike, 4.5 herë më e lartë se në 2013

Shqipëria

Rritja ekonomike, 4.5 herë më e lartë se në 2013

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:44
Ilustrim

Rritja ekonomike në Shqipëri është 4.5 herë më e lartë se në vitin 2013, ndërsa vetëm në një vit, qershor 2017-qershor 2018, shënohet një rritje me 38 757 e numrit të të punësuarve në vend.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell statistika konkrete për rritjen ekonomike, rritjen e numrit të të punësuarve dhe të biznesve të reja në vend.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama.

Sipas këtyre shifrave janë mbi 38 mijë të punësuar vetëm në periudhën qershor 2017-qershor 2018.

Nga 648 477 të punësuar në qershor 2017, janë regjistruar 687 284 të punësuar në qershor 2018.

Sa i përket numrit të biznesve të reja në janar – korrik 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese.

Rritja ekonomike nga 1 % në vitin 2013 shënon rritje progressive me 1.8 % në 2014; 2.2% në 2015, 3.4 % në 2016, 3.8 % në 2017, ndërsa tremujori i parë i 2018-s shënon rritje 4.45 %. /ATSH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat