Çelet panairi i librit në Durrës, Dako: Tashmë traditë

Shqipëria

Çelet panairi i librit në Durrës, Dako: Tashmë traditë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:22
Durrës

Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”, një aktivitet që organizohet nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit, i cili do të zgjasë deri në 12 gusht, në shëtitoren Taulantia.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vizitoi tendat e këtij panairi. “Ky aktivitet është tashmë një traditë e qytetit të Durrësit dhe ndër aktivitetet më të mira kulturore që zhvillohen. Interesi i shtëpive botuese është i madh, gjithashtu edhe i lexuesve durrsakë, por edhe atyre që vizitojnë Durrësin, duke arritur qëllimin që ka ky panair, për ta çuar librin sa më pranë lexuesit”, tha Dako. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat