Ritvan Zykaj sot përpara gjykatës, asnjë avokat nuk pranon që ta mbrojë

Shqipëria

Ritvan Zykaj sot përpara gjykatës, asnjë avokat nuk pranon që ta mbrojë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:42
Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj

Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, do të dalë sot në orën 10:00 përpara gjykatës, por asnjë avokat nuk ka marrë përsipër që ta mbrojë.

Në këto kushte, autorit të vrasjes së 8 familjarëve të tij i është caktuar një avokat kryesisht.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Pasditen e 10 gushtit Zykaj ka shkuar me automatik në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij dhe aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç.

Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit).

Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Pasi kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat