Masakra në Selenicë, Gjykata vendos masën për Ritvan Zykajn

Shqipëria

Masakra në Selenicë, Gjykata vendos masën për Ritvan Zykajn

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:31
Ritvan Zykaj para gjykatës

(E plotësuar) - Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në gjykatën e Vlorës Ritvan Zykaj, autori i masakarës me 8 viktima, anëtarë të fisit të tij, mes tyre dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës, mes tyre dy të mitur. Arrest me burg ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe i vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj.

Në pamjet e para nga salla e gjykatës, Ritvan Zykaj dukej i qetë. Madje ai ka heshtur edhe kur është pyetur nga gazetarët e pranishëm se përse e kreu krimin. Edhe gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ai s’ka reaguar.

Në gjyq për masë sigurie, Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirrë në sallë

Ritvan Zykaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, si edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Gjatë mbërritjes së 24 vjeçarit në gjykatë pjesëtarë të familjes Hoxhallari , një tjetër krim i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku nusja vrau bashkëshortin e vjehrrën, kanë kërkuar dënim me vdekje për kriminelët, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Image

***

Doli sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës, Ritvan Zykaj.

Avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Ai nuk ka preferuar të flasë para mediave. I pyetur se përse e kreu krimin, Ritvan Zykaj heshti.

Zykaj është pritur me protesta nga dy të moshuar, të cilët kanë kërkuar edhe rikthimin e dënimit me vdekje.

Me një pankartë në dorë dhe me foton e Hysnie Hoxhallari dhe bashkëpunëtorit të saj Kasem Pirjasi, së bashku Ritvan Zykaj, të moshuarit kanë kërkuar nga gjykata rikthimin e dënimit me vdekje.

“Kërkojmë dënim me vdekje”, shkruhej në pankartë.

Kujtojmë që Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi vranë në bashkëpunim për motive të dobëta vjehrrën dhe bashkëshortin e Hysnies dhe më  më pas inskenuan vënien e zjarrit në banesë për të mbuluar provat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat