Lëshimi në qarkullim i nyjës së Milotit lehtëson trafikun

Shqipëria

Lëshimi në qarkullim i nyjës së Milotit lehtëson trafikun

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:27
Nyja e Milotit

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shprehet se, kalimi bëhet me sinjalistikë provizore, ndërsa vazhdon investimi për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të veprës.

Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat