Trafik armësh? Suedezi ndalohet në Murriqan me 19 pistoleta

Shqipëria

Trafik armësh? Suedezi ndalohet në Murriqan me 19 pistoleta

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:00
Armët

Një suedez është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, pasi iu gjetën 19 pistoleta me vete teksa po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65. Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve”, njofton policia e Shkodrës.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i arme?ve dhe i municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat