“Albgaz” sh.a. hap vende të lira pune për profesionistët e rinj

Shqipëria

“Albgaz” sh.a. hap vende të lira pune për profesionistët e rinj

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

“Albgaz” sh.a. ka çelur procesin e rekrutimit të profesionistëve të rinj, duke u ofruar mundësi të rinjve shqiptarë për punësim.

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri ka hapur vende të lira pune për 36 punonjës shqiptarë, ku 12 prej tyre duhet t’i përkasin kualifikimit teknik të avancuar dhe 24 kualifikimit teknik bazë.

Pas marrëveshjeve të nënshkruara midis TAP dhe autoriteteve shqiptare, “Snam” S.p.a. dhe “Albgaz” sh.a. (Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri), po krijojnë një shoqëri e përbashkët e cila do të ketë si objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë. Gjurma e TAP-it në Shqipëri është rreth 215 km e gjatë në pjesën tokësore nga kufiri greko-shqiptar pranë Bilishtit deri në rrethin e Fierit, në brigjet e detit Adriatik.

Kështu, “JV” (kompania) po kërkon personelin lokal shqiptar për të operuar në strukturat në terren përgjatë rrugës së tubacionit TAP, të cilat do të vendosen në rrethet e Korçës, Beratit, Fierit dhe Çorovodës.

Kompania italiane “SNAM” garanton kualifikimin e punonjësve të Joint-Venture në Itali dhe transferimin e njohurive teknologjike sipas standardeve të sektorit, por në veçanti edhe të TAP. Për këtë arsye “Albgaz” sh.a. ka çelur procesin e rekrutimit të profesionistëve të rinj, duke u ofruar mundësi të rinjve shqiptarë për punësim. Kandidatët kanë afat të aplikojnë deri më 27 gusht të këtij viti. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat