Prindërit e Ritvan Zykajt humbën ndjenjat kur po jepnin dëshminë në komisariat

Shqipëria

Prindërit e Ritvan Zykajt humbën ndjenjat kur po jepnin dëshminë në komisariat

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:07
Ritvan Zykajt

Gjendja psikologjike e prindërve të Ritvan Zykajt, autorit të masakrës së Selenicës me 8 viktima është përkeqësuar së tepërmi kur janë thirrur për të dëshmuar në komisariatin e policisë.

Sadik dhe Lindita Zykaj kanë qenë mjaft të rënduar emocionalisht gjatë kohës që i biri ishte në arrati, për vrasjen e 8 personave, kushërinjtë e tyre, mes tyre edhe dy fëmijë.

Sipas ‘panorama’, gjatë dëshmisë ata kanë shfaqur vazhdimisht probleme shëndetësore para oficerëve të policisë. 

Fillimisht i binte të fikët babait, më pas tij edhe nënës. Kjo situatë ka vijuar për orë të tëra derisa kanë dalë nga ambientet e drejtorisë së policisë.

Pasi janë marrë në pyetje, familjarët e Ritvan Zykajt nuk janë kthyer në Selenicë, por janë zhvendosur përkohësisht te disa të afërm të Linditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat