Ura “Morandi”, ambasada e Shqipërisë në Itali: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar - Bota Sot
Ura “Morandi”, ambasada e Shqipërisë në Itali: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar

Shqipëria

Ura “Morandi”, ambasada e Shqipërisë në Itali: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:07
Ura “Morandi”

Ambasada e Shqipërisë në Itali në një njoftim zyrtare bën të ditur se po ndjek me interes zhvillimit në lidhje me shembjen e urës në Genova të Italisë dhe deklaron se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “ambasada po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës ‘Morandi’ në autostradën A10 në Genova. Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë”.

Po ashtu, Ambasada e Shqipërisë në Itali apelon duke iu drejtuar shtetasve shqiptarë në Itali se: “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”.

Urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur sot në mesditë. Bëhet fjalë për urën “Morandi” 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...