Rindërtimi i urës së Drojës, premtim i mbajtur

Shqipëria

Rindërtimi i urës së Drojës, premtim i mbajtur

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:26
Bashkinë Kurbin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi sot se ka nisur puna për ndërtimin e urës së Drojës, shembur nga reshjet në Bashkinë Kurbin, Njësia administrative Mamurras.

‏Ministri Gjiknuri shprehet se ashtu sikurse u premtua, vazhdon puna për rindërtimin e Urës së Drojës.

“Brenda pak javësh, përfundimi i këtij investimi do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet me standardet më të larta dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit e bizneseve të zonës”, shton ministri Gjiknuri.

Ura e Drojës u shemb vitin e shkuar për shkak të moti të keq me reshje të dendura shiu, ku përveç përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në disa akse të vendit.

Ura e  Drojës në Mamurras, lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën e cila deri më tani ishte një pengesë për lëvizjen e qytetarëve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat