PD do anulojë koncesionin e dështuar të check up-it

Shqipëria

PD do anulojë koncesionin e dështuar të check up-it

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:46
Bardh Spahia

“Partia Demokratike është e vendosur të anulojë koncesionin e dështuar të check up dhe çdo koncesion tjetër korruptim”, ka deklaruar sot në një deklaratë për mediat deputetit i PD-së, Bardh Spahia.

Spahia shprehet se “në raportin e tij të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e Partisë Demokratike se koncesioni i check up-it është simboli i korrupsionit të konçesioneve të qeverisë .

Sipas deputetit Spahia “raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë.

“Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit radhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit. Linja e parë është pagesa prej 2.1 milionë euro në vit, që KLSH e klasifikon si dëm në buxhet, sepse koncesioni i Vilma Nushit është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera. Linja e dytë korruptive është një skandal po aq i madh, që implikon Drejtorinë e Tatimeve, e cila, sipas KLSH-se, ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, për koncesionarin e check up-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore”, shprehet Spahia .

Po ashtu, Spahia argumenton se për t’u dhënë fund abuzimeve prej disa milionë eurosh, KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, nga e cila duhet të eliminohet pagesa për shërbimet e pakryera. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat