Dyndje pushuesish nga Kosova, mbi 19 mijë persona nga Morina

Shqipëria

Dyndje pushuesish nga Kosova, mbi 19 mijë persona nga Morina

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

19 855 shtetas kanë hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Zyra e Shtypit e Policisë Kufitare në qytetin verilindor bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare statistikat e 24-orëve të fundit të hyrje daljeve në këtë pikë kufitare, që lidh vendin tonë me Kosovën.

Sipas këtyre statistikave rezulton se gjatë 24-orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 1239 shtetas shqiptarë dhe kanë dal 360 të tillë. Ndërsa të huaj janë regjistruar në hyrje 18 616, ndërsa në dalje shtetasit e huaj kanë qenë 34 905.

Po ashtu mësohet se, hyrje e mjeteve shqiptare janë numëruar 740, dalje e mjeteve shqiptare 139. Hyrje e mjeteve të huaj 3408, si dhe dalje e mjeteve të huaj 7147.

Statistikat:
Hyrje shtetasve shqiptare 1239
Dalje shtetasve shqiptare 360
Hyrje e shtetasve të huaj 18616
Dalje e shtetasve të huaj 34905
Hyrje e mjeteve shqiptare 740
Dalje e mjeteve shqiptare 139.
Hyrje e mjeteve të huaj 3408
Dalje e mjeteve të huaj 7147 /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat