I vuri flakën banesës së bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste vajzat, ja çfarë deklaron gruaja ‘piromane’

Shqipëria

I vuri flakën banesës së bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste vajzat, ja çfarë deklaron gruaja ‘piromane’

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:41
Rudina

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia”.

Kështu deklaroi nga gjykata e Fierit 42-vjeçarja Rudina Kishta, e cila akuzohet për zjarrëvënie të banesës së bashkëjetuesit si dhe për tentativë të mbytjes së dy vajzave të mitura. Mes të tjerash Rudina pohoi para gazetarëve se prej 6 muajsh jetonte në kushte të vështira.

“Une e kam vene flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika me nga Grecallia me te cilin bashkejetoja prej 6 muaj ka ushtruar dhune ndaj meje dhe dy vajzave te mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj qe jetoj ne kushte te vështira”, pohoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat