Parashikimi i motit: Vazhdon rënia e lehtë e temperaturave

Shqipëria

Parashikimi i motit: Vazhdon rënia e lehtë e temperaturave

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Moti gjatë kësaj jave pritet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare.

Më të shpeshta vranësirat në zonat e ulëta dhe kryesisht në zonat malore, shoqëruar pasditeve me shira të herëpashershëm.

Nga e mërkura deri të premten, rrebeshe të shkurtra shiu priten edhe në zonat qendrore, njofton Meteoalb.

Temperaturat kanë pësuar një rënie me 2°C që nga mëngjesi i së martës dhe rënia do të vijojë e lehtë deri në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat