Vijojnë me intensitet punimet në Rrugën e Arbrit, nis hapja e tunelit në Klos

Shqipëria

Vijojnë me intensitet punimet në Rrugën e Arbrit, nis hapja e tunelit në Klos

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:19
Foto nga punimet

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, që do të jetë realitet brenda 3 vitesh, do të shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta, të Bulqizës në më pak se 40 minuta, por edhe do të çlirojë energji të shumëfishuara zhvillimi edhe për Burrelin, që do të lidhet me Tiranën për 1 orë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 metër i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit.

Ndërkaq, Gjiknuri ka theksuar se përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat