Në Shqipëri “troket” vjeshta, vijojnë reshjet e shiut

Shqipëria

Në Shqipëri “troket” vjeshta, vijojnë reshjet e shiut

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Mbi territorin e Shqipërisë reshjet do të vijojnë sot dhe nesër!

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot dhe nesër priten shira në të gjitha qarqet e vendit.

"Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera", thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Reshjet e shiut kanë sjellë edhe ulje të temperaturave me disa gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat