Tragjedia në Xhenova, rrëfimi i shqiptarit: Si shpëtova 3 njerëz nga rrënojat - Bota Sot
Tragjedia në Xhenova, rrëfimi i shqiptarit: Si shpëtova 3 njerëz nga rrënojat

Shqipëria

Tragjedia në Xhenova, rrëfimi i shqiptarit: Si shpëtova 3 njerëz nga rrënojat

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:36
Ura e shembur në Genova

Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku u rrëzua ura Morandi, të tjera detaje zbulohen për çastet e tmerrit.

Nga shembja e urës Morandi 122 metra të gjatë, 70 metra të lartë humbën jetën 39 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Dy shqiptarë që jetojnë në Itali, dëshmitarë të ngjarjes kanë folur për Report Tv dhe kanë treguar si e kanë përjetuar momentin kur ura u rrëzua. Bledar Miha, nga Dibra, që jeton prej vitesh në Genova, ka thënë se ka shpëtuar 3 persona.

20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Miha ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndihmuar personat që ndodheshin nën rrënoja.

Kur mbërrita gjendja ishte e keqe. Mbi 3 kamiona ishin rrëzuar dhe njerëzit ishin brenda. Nga 9 vetë që ishin , 6 ishin të vdekur, 3 mezi po dilnin. Shpëtova 3 vetë, ishin në gjendje të keqe, në kushte shumë të rënda shëndetësore. Viktimat kishin shumë dëmtime në kokë e trup.

Një tjetër shqiptar nga Dibra, i cili banonte shumë pranë urës, në një nga pallatet aty pranë, Rei ka thënë se zhurma ishte e ngjashme me atë të një tërmeti.  

Isha në shtëpi, dëgjova një zhurmë, mendova se ishte tërmet. Dola dhe pashë fragmentin kur u shkëput ura, nuk mbaj mend gjë tjetër. Dola me shpejtësi nga shtëpia, u vrava në kokë kur po zbrisja. Janë momente që s’përshkruhen. Pallati im është tek këmba e urës, imagjinojeni zhurmën.

Pas shembjes së urës në Genova, autoritetet italiane vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupat e viktimave.  Deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 630 persona, 9 prej të cilëve janë të plagosur rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...