Hoxha: Shkodra si Palermo, ka shumë vrasje mafioze që …

Shqipëria

Hoxha: Shkodra si Palermo, ka shumë vrasje mafioze që …

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:19
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke komentuar vrasjen qe tronditi Shkodren me 15 korrik ku u vrane ish-polici Boran Bërçana dhe e shoqja e tij Silvi Ndoci ka deklaruar per Report TV se Shkodra i ngjan nje Palermoje, pasi shume vrasje nuk jane zbardhur.

Kush e donte të vdekur Boran Bërçanën?

Borani nuk ishte të shkuar kriminale dhe problematike. Disa muaj para ngjarjes e kishin transferuar në Fushë-Arrëz. Distanca e largët, mosha e këtij e re, imagjino një i ri që dërgohet në Fushë-Arrëz, nuk e ka përballuar dhe ka dhënë dorëheqjen. Për këtë shkak u largua nga policia. Për dy muaj ka qenë jashtë Shqipërisë, e tregojnë edhe të dhënat e TIMS. Nuk e di me saktësi se në cilin shtet, por brenda Europës. Është kthyer një muaj para se të ndodhte ngjarja. Fakti që nuk i është gjetur armë, fakti që është kthyer në banesë vonë, tregon që s’kishte dyshime dhe as konflikte. Nëse ke probleme s’mund të kthehesh në shtëpi në orën 02:00 të natës. Megjithatë, kjo vrasje ka edhe një problematikë tjetër. Në Shkodër ka pasur një situatë të ndërlikuar, të tensionuar, përplasje mes grupeve të forta kriminale që disponojnë mjete financiare shumë të forta, që kanë mjete të blinduara, armatime.

A kishte si qëllim të ekzekutonte edhe Silvanën autori?

Ka pasur informacion me kë ishte i shoqëruar. Po të dinte që kishte tre apo katër persona në makinë nuk mund ta kryente sulmin. Ka pasur informacione të sakta që i vijnë para se të ndodhë ngjarja. Nga ana tjetër dora e autorit është shumë lart. Ai synon ti godasë të dy. Pse? E ka njohur edhe Silvanën? Ne nuk e dimë këtë. Por di të them se në Shkodër ka grupe që e kanë ndarë qytetin me parcela të sakta. Kujtoni rastin e gjobëvënësve.

A do hetohen këto ngjarje? 

Nëse zbulon një vrasje, zbulon të gjithë zinxhirin e vrasjeve. Sa ka evoluar krimi, shikoni çfarë metodash dhe mjetesh përdoren. Në pranverën e këtij viti ka patur një situatë të tensionuar. Vrasja e Boran Bërçanës ka prishur shumë ekuilibra. Unë kam bërë një shkrim për mafien në Serbi, mendoja se ngjarjet do ndodhnin më vonë, por dolën nga parashikimi im. Ngjarje të tilla, urojmë që grupet kriminale të kenë qitës të mos shkaktojnë viktima të tjera. Imagjinoni një fëmijë 2 vjeç të larë në gjak, duket si skenë filmi. Është e njëjta skenë si në 5-6 ngjarje të tilla. Nëse hetimet shkojnë kështu siç po shkojnë, pa rezultat, me keqardhje po të them që do ndodhë e njëjta gjë, e do më ftosh prapë të komentojmë të tilla ngjarje, që do ngjallin panik. Unë kam dëgjuar dy shprehje në Shkodër, e para “të hyn vetja në qejf”. Të tillë tipa goditen kur nuk e presin, në momentin më të lavdishëm.

Shprehja e dytë është se Shkodra s’ka njësh-a. Të paktën në këto vite që e kam ndjekur unë. Kush ka menduar se ka qenë njësh, ka përfunduar shumë shpejt në shtyllë.

Shkodra si Palermo? Si ka mundësi Shkodra? Pse është zona e nxehtë e krimit në Shkodër?

Është kryeqendra e veriut, një nyje strategjike, kryqëzim i shumë kalimeve. Në Mal të Zi kanë ndodhur 30 vrasje në Kotorr, pse? Sepse është kryqëzim rrugësh, e njëjta gjë dhe në Shkodër. Ka det, ka liqen, ka mal. Këto shërbejnë për të kaluar drogë, kokainë e heroinë. Pjesa dërrmuese e minave blihen nga Mali i Zi. Pra, minat blihen në Mal të Zi dhe Shkodra është nyje kalimi. Shkodranët janë të përfshirë në emigracion jashtë Shkodrës.

Çfarë po ndodh me atë që quhet bota e krimit të organizuar në vendin tonë? Cilat janë qytetet e tjera të rrezikuara nga krimi?

Ka disa zhvillime që jam përpjekur t’u bëj apel agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një situatë anormale. Kemi lejuar grupe, por edhe ne si shoqëri, kemi lejuar krijimin e organizatave kriminale shumë të fuqishme. Ka shkuar ministri i Brendshëm në Elbasan, Kryeministri, ambasadori, çfarë ndodh sot? Asgjë. Dy prokurorë të dërguar nga kryeprokurorja e re, është fakt që s’kemi rezultat. Masakra e Çapjave, s’ka autorë. Është qëlluar skuadra operacionale e Policisë së Shtetit, qëllohen si thasë me rërë. Prokurori i Elbasanit pushon çështje dhe fajëson policët. Personat janë ende të lirë, ndërkohë që policët i shpëtoi Zoti. Në Elbasan ka çdo javë që të vjen lajm, u gjet një banesë e djegur, makinë e djegur. Kolegët tanë ka raste që nuk i raportojnë, dhe unë i këshilloj që të raportojnë deri aty ku nuk rrezikohet jeta e tyre. Në korrik ka patur dy raste pengmarrje në Elbasan. Qytetarët janë jashtë kësaj që ka ndodhur në Elbasan por janë të pafuqishëm. Zonat e tjera të ngjashme janë në Vlorë.

Në Vlorë ka 3-4 raste që nuk gjendet kufoma. Vlora është nyje, pjesa më e afërt me Italinë, ka investime, paratë e krimit investohen në ndërtime. Tirana është qyteti tjetër ku ka grupe dhe banda të forta kriminale.

A është momenti i duhur për t’u përballur me këto grupe?

Policia jonë s’ka shanse të përballet me ta, sepse këto grupe nëse nuk bllokohen pasuritë, ata s’luftohen. U tentua në Elbasan, prokurorët ikën nga detyra. Policia s’duhet t’i lejojë të lëvizin me eskortë. Ndonjë ditë do përballet eskorta e një grupi me atë të kryeministrit, e s’do merret vesh. Në kryeqytet ka një moment status-quoje. Ka patur zhvillime në javët e fundit, urojmë të mos jemi në të njëjtën situatë si në Shkodër apo Elbasan. Shqipëria është territor ku edhe grupet e huaja sjellin qitës për të kryer ekzekutime. Në këto momente grupet e mëdha në kryeqytet po merren me biznese dhe janë të kënaqur, por ky ekuilibër do prishet me zgjedhjet lokale, pasi ku ka zgjedhje ka edhe probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat