Mësoni nëse do të vazhdojnë edhe sot reshjet - Bota Sot
Mësoni nëse do të vazhdojnë edhe sot reshjet

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Mësoni nëse do të vazhdojnë edhe sot reshjet

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 08:25
Ilustrim

Duket se reshjet e shiut do të vijojnë edhe sot. Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.

Informacioni i igjeum:

Zjarret në pyje

————————–
E premte ( dt.17) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier dhe Berat. Në qarqet e tjera te vendit pritet nivel “I ULËT” rreziku, përjashtuar qarkun Korçë ku “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Rreziku do të jetë i pranishëm kryesisht gjatë ditës së nesërme.
———————————
Reshjet
E premte ( dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Temperaturat
E premte (dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 13 / 25 °C

Era
E e premte (dt.17) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test