Mediat e huaja habiten: Askush nuk do ta mbrojë ‘kasapin’ e Shqipërisë

Shqipëria

Mediat e huaja habiten: Askush nuk do ta mbrojë ‘kasapin’ e Shqipërisë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:43
Ritvan Zykaj

Avokatët e kanë për obligim që të mbrojnë këdo, pavarësisht krimit që ka bërë.

Por në Shqipëri po ndodh një çudi: Askush nuk po merr përsipër që të mbrojë Ritvan Zykajn, personin që vrau tetë të afërm të tij në Selenicë të Vlorës.

Lajmi ka bërë përshtypje edhe në mediat e huaja.

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan: “24-vjeçari Rtivan Zykaj vrau 8 të afërm me një kallashnikov. Tashmë duhet të nisë procesi ndaj tij. Por ka një problem: Askush nuk do të mbrojë vrasësin”.

Gazeta thekson se Zykaj u arrestua pak pas krimit të rëndë.

“Por ai u tall me policinë. Pas arrestimit, u tha: ‘vonë më kapët’”.

“Emocionet janë të forta këto ditë në Shqipëri për këtë ngjarje. Disa kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje për 24-vjeçarin. Gjatë seancës në gjyq, Zykaj nuk shfaqi pendesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat