Reuters: Suedezi i kapur me 19 pistoleta në Shqipëri i donte për të paguar… shkollën

Shqipëria

Reuters: Suedezi i kapur me 19 pistoleta në Shqipëri i donte për të paguar… shkollën

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:00
19 pistoleta

Gushti i nxehtë i krimit nuk ka lënë jashtë as të huajt.

Një suedez u arrestua me 19 pistoleta në Shqipëri dhe lajmi është raportuar edhe nga mediat e huaja.

Reuters shkruan se 21-vjeçari ka dalë përpara gjykatës, ku ka pranuar se i ka marrë pistoletat në Kosovë dhe do i transportonte tek një shitës i përcaktuar.

Ai tha se po e bënte këtë gjë pasi kishte nevojë për para që të paguante shkollën.

Sebastian Vall, 21 vjeç, u arrestua të hënën në pikën kufitare të Muriqanit, në një autobus.

Ai i kishte fshehur pistoletat mes rrobave të tij në një çantë të madhe blu.

Suedezi kishte fluturuar nga Suedia për në Turqi, më pas në Kosovë ku priti katër ditë për pistoletat.

Vall i tha gjykatës se nuk e njeh identitetin e blerësve të pistoletave në Suedi dhe as të shitësve në Kosovë.

Ai rrezikon deri në 15 vite burg nëse dënohet.

Sipas Reuters, Shqipëria dhe Kosova, që janë përfshirë nga konflikti civil dhe lufta në vitet 1997 dhe 1999, janë të mbushura me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat