Deputeti i PS, telefonata me njeriun e Shullazit

Shqipëria

Deputeti i PS, telefonata me njeriun e Shullazit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 07:46
Jurgis Çyrbja dhe Gilmando Dani

Zbardhen telefonatat e përgjuara ndërmjet deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Gilmando Danit, njerit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Emiljano Shullazit, aktualisht në burg.

Çyrbja u përfshi në hetimet e nisura në shkurt të 2016-ës nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila kishte vënë në përgjim Emiljano Shullazin dhe bandën e tij për shkak të pazareve me ish-hotel Vollgën.  Një nga telefonatat, që iu bë Danit, ishte nga Çyrbja, në atë kohë zyrtar i lartë i Hipotekës së Durrësit,.

Telefonata u bë sapo një oficer i Policisë Gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestruar procedurën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës.

Ish-zyrtari, aktualisht deputet i PS, e informoi Danin se prokuroria po hetonte për aferën me ish-hotel Vollgën dhe ai ishte i shqetësuar: “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja, anëtarit të bandës. 

Ish-zyrtari Çyrbja thirret asaj dite në prokurori të japë detaje për dosjen e Vollgës dhe sapo mbaron, telefonon sërish i shqetësuar Danin e bandës së Shullazit dhe këtë radhë i kërkon takim!

Nuk dihet në ka ndodhur takimi, por pas kësaj telefonate, Çyrbja nuk rezulton të ketë folur në telefon deri ditën e ballafaqimit në gjyq me anëtarët e bandës. Çyrbja ka thënë se ka pasur takim me Shullazin për çështjen e ish-hotel Vollgës, por jo se e mbante të informuar me telefon bandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat