Ambasada e SHBA-së: Aplikimet për gazetarinë investigative deri në fund të gushtit

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së: Aplikimet për gazetarinë investigative deri në fund të gushtit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 10:27
Ambasada e SHBA-së

Laboratori i Gazetarisë Investigative, drejtuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, do të hyjë në vitin e tij të tretë pasi të përfundojmë intervistat me aplikuesit në fundin e muajit gusht”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë vë në dispozicion lingun, duke shtruar pyetjen: I keni parë investigimet e tyre në dy vitet e fundit? http://www.qualityjournalism.com.al/

Andi Bora, pjesëmarrës në Laboratorin e parë, ndan me ne përvojën e tij i cili fton të interesuarit të bëhen pjesë e gazetarisë investigative.

Je student i gazetarisë dhe dëshiron të ndihmoni në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese! Përparësi do të kenë studentët e gazetarisë, por mirëpresim aplikime edhe nga studentë në fusha të ngjashme që kanë përvojë angazhimi në gazetari.

“Studentet e zgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetarinë investiguese dhe të pavarur do të marrin pjesë në një program trajnimi dhe do të shkruajnë histori investiguese. Do të ofrohen pajisjet më të fundit dhe trajnime gazetarie nga ekspertë nga Shqipëria dhe profesorë të shquar gazetarie nga SHBA”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat