Berisha nderon Kofi Ananin, shpreh mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën

Shqipëria

Berisha nderon Kofi Ananin, shpreh mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2018 Në ora: 17:00
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marr lajmin për vdekjen e , ish sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, i cili ka shprehur ngushëllime familjes së tij, autoriteteve të OKB-së dhe vendit të tij.

Berisha e ka quajtur Anan mik të çmuar i kombit, që në momente kritike të ekzistencës së shqiptarëve të Kosovës qëndroi fuqishëm në mbështetje të tyre.

Postimi i plotë:

Nje nderim per nobelistin Kofi Anan!

Te dashur miq, mediat njoftojne se u nda nga jeta nobelisti, ish sekretari i pergjithshem i OKB, miku i çmuar i kombit tone, qe ne momente kritike te ekzistences se shqiptareve te Kosoves qendroi fuqishem ne mbeshtetje te tyre.

Duke shprehur mirenjohjen me te thelle per kontributin e tij per Kosoven dhe paqen ne bote, le t’i shprehim ne ngushellimet me te ndjera familjes dhe autoriteteve te OKB dhe vendit te tij Ganes per humbjen e rende dhe te lutemi qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar! sb

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat