PD akuzon Ramën: Pse hesht për deputetin Çyrbja?

Shqipëria

PD akuzon Ramën: Pse hesht për deputetin Çyrbja?

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 07:59
Selia Blu

Selia Blu ka reaguar sërish për përgjimet e dala të deputetit të PS-së për Qarkun e Durrësit, Jurgis Çyrbja.

Në një deklaratë për mediat, Ervin Salianji akuzoi Ramën se po i del ne mbrojtje deputetit te tij duke i kycur gojen edhe prokurorise, per te mos lejuar arrestimin e Jurgis Cyrbjes.

Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti I Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës. Kryeministri, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 oresh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?!Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat