Partia Zgjidhja: Riparimi i urave, emergjencë kombëtare

Shqipëria

Partia Zgjidhja: Riparimi i urave, emergjencë kombëtare

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:50
Koço Kokëdhima

Partia Zgjidhja ka reaguar në lidhje me gjendjen e urave në vend, duke marrë shkas nga tragjedia në Xhenova, ku shkak ishte pikërisht shembja e një pjesë të urës.  Zgjidhja bën apel që qeveria shqiptare të rishikojë gjendjen e urave në vendin tonë, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka listuar një sërë urash problematike.

Reagimi i partisë Zgjidhja:

Riparimi i urave, emergjencë kombëtare

Pas tragjedisë me 43 të vdekur nga rrëzimi i urës ‘Morandi” në Xhenova, Italia vendosi të pezullojë kontratën kocensionare me firmën që mirëmbante veprën e ndërtuar në vitet ‘60. Vendet e tjera të BE-së po rishikojnë urat e vjetra dhe mirëmbajtjen e tyre. Në vendet e rajonit Bullgaria ishte e para që deklaroi se do të financonte riparimin e 211 urave që janë ndërtuar dekada me parë.

Në Shqipëri, qeveria është prej javësh me pushime dhe nuk tundet nga plazhet edhe pse ky është vendi me infrastrukturën me të rrënuar në rajon. Deri më tani, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka listuar vetëm disa ura që janë më problematike, si Ura e Tapizës, në dalje të segmentit Kamëz-Fushë Krujë, e ndërtuar që në vitet ‘70, ura e Dragotit dhe e Leklit në Tepelenë, ura e Zemblakut në Korçë dhe ajo e Kaludhit në Përmet, që të gjitha në gjendje të rënduar, por edhe pa sinjalistikë. Por janë edhe dhjetëra ura të tjera që kërkojnë ndërhyrje urgjente për shkak të gjendjes së amortizuar. Dy përmbytjet e dimrit të shkuar rrëzuan edhe ura që ishin ndërtuar vitet e fundit dhe ato ende nuk janë rindërtuar, ndërsa urat monument kulture janë jashtë listës së qeverisë.

Por ndryshe nga qeveria bullgare qeveria shqiptare nuk do të ndërhyjë menjëherë për të evituar pasojat tragjike që mund të ndodhin në çdo moment. ARRSH-ja deklaroi se do të bëjë fillimisht studimet, pastaj do të kërkojë edhe konsulencë për ndërhyrjet e mundshme. Nuk dihet a ka dhe sa është fondi që duhet për riparimin e urave.

Nuk është çudi që emergjenca kombëtare për urat të çojë qeverinë drejt një koncesioni tjetër, drejt taksave të reja dhe trarëve e vend-pagesave për udhëtarët, por jo drejt riparimit të urave dhe sigurimit të jetëve tona njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat