Hekurudha pothuajse jofunksionale, por në Shqipëri ndodh aksidenti i tretë në pak ditë

Shqipëria

Hekurudha pothuajse jofunksionale, por në Shqipëri ndodh aksidenti i tretë në pak ditë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:24
Pasditen e sotme në zonën e plazhit 'Iliria' ku një tren ka përplasur një pushues.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi gjatë ditës së sotme në Shqipëri, i treti në pak ditë.

Pasditen e sotme në zonën e plazhit 'Iliria' ku një tren ka përplasur një pushues.

Mësohet se burri, i cili është një pushues nga Kosova, tentoi të shpëtonte qenin që po rrinte në shina dhe për pasojë u godit nga treni i udhëtarëve Durrës - Elbasan.
Shtetasi me iniciale A.A është transportuar drejt spitalit, ku edhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

“Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës - Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dy ditë më parë një automjet me 6 persona, të gjithë familjarë u përplasën me trenin në zonën e Golemit. Për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Ndërsa dje pranë Kamzës një tjetër automjet u përplas me të ku u lëndua një i mitur fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat