Nisin aplikimet për shtetasit e huaj në universitetet shqiptare

Shqipëria

Nisin aplikimet për shtetasit e huaj në universitetet shqiptare

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Nisin aplikimet pranë universiteteve për të gjithë kandidatët shtetas të huaj.

Aplikantët kanë  mundësi të regjistrohen për programet e  studimeve të ciklit të parë,  në ato me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019.

Sipas udhëzimit të shpallur nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, procesi i regjistrimeve nis në datë 20 dhe do të vijojë deri në datë  30 gusht. 

Sipas udhëzimit  në fuqi kriteret që duhet të  plotësojnë këta kandidatë  janë të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në universitete shtetërore apo private  si edhe të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përjashtuar këtu ata që aplikojnë për programet me karakter profesional.

Ndërkohë  kandidatët shtetas të huaj kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 programe studimi. Pas aplikimit  studentët do të njihen me rezultatet nëse janë fitues apo jo,  me shpalljen e listave  përfundimtare në datë 12 shtator, shkruan Scan.

Për shtetasit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Presheva, Medvegja dhe Bujanovci aplikimet për në universitetet shqiptare të cilat kanë nisur të cilat kanë nisur në datë 10  përfundojnë në datën 24 gusht ndërsa bëhet e ditur se  konkurset e pranimit do të zhvillohen më datë 27 gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat