Tragjedia në Xhenova, kambanë alarmi; Kontroll 1200 urave shqiptare

Shqipëria

Tragjedia në Xhenova, kambanë alarmi; Kontroll 1200 urave shqiptare

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 20:30
Ura

 Shembja e urës në Xhenova ka shtuar vëmendjen mbi gjendjen e infrastrukturës edhe në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se nuk jemi ne situate emergjence përsa i përket gjendjes së urave në rrugët kombëtare.

“Nuk jemi në emergjencë, jemi në monitorim të vazhdueshëm”, shprehet Afrim Qendro, drejtori i ARRSH.

Megjithatë do te ngrihet një grup pune i përbashkët, me specialistë të ARRSH, Institutit të Ndërtimit Emergjencave Civile dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit gjitha veprat e artit.

“Një pjesë e rëndësishme e rrjetit rrugor i ka kaluar pushtetit lokal, të cilat nuk i kanë kapacitetet dhe në fund të këtij procesi ne do t’u vëmë në dispozicion një material për t’i shmangur të gjitha të papriturat”, shton Afrim Qendro.

Gjithsesi sipas drejtorit Afrim Qendro nga inspektimet e mëparshme janë evidentuar disa ura ku do ndërhyhet dhe planifikimet janë bërë në buxhetin e këtij viti, për të tjerat paratë do jepen në 2019-ën.

Ne inventarin e ARRSH janë 1200 ura, dhe sipas drejtorit Qendro faktorët kryesorë që lidhen me degradimin e një ure janë jetëgjatësia e saj, ekspozimi ndaj agjenteve atmosferike, gërryrja e lumenjve dhe mos respektimi i peshës së ngarkesave të kamionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat