Veliaj zgjat dorën për paqe: Mos i hidhni benzinë zjarrit, nuk dua ‘luftë’ në shtator - Bota Sot
Veliaj zgjat dorën për paqe: Mos i hidhni benzinë zjarrit, nuk dua ‘luftë’ në shtator

Shqipëria

Veliaj zgjat dorën për paqe: Mos i hidhni benzinë zjarrit, nuk dua ‘luftë’ në shtator

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:13
Veliaj

Nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, kryebashkiaku Veliaj teksa përcolli një urim për të besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, nuk ka lënë pas edhe mesazhet politike, duke bërë një apel të hapur.

Ai i paraprin shtatorit, duke kujtuar se situatat e tensionuara nuk i shërbejnë askujt. Me shpresë për një paqtim të politikës, Veliaj tha askush nuk duhet ti hedhë benzinë zjarrit.

Ky mesazh vjen pas tensioneve që shpërthyen për Teatrin, duke nxehur gjakrat mes palëve. Duke shfrytëzuar këtë ditë feste, Veliaj kërkon mirëkuptimin e palëve, për të gjetur urat e komunikimit, të cilat tashmë nuk ekzistojnë.

“Nuk jam naiv, e di që mrekullitë mezi ndodhin. E di që me tu kthyer shtatori, me gjasë do të rikthehet sherri, do të rikthehet debati, konflikti. Por ndoshta dita e sotme, është një ditë për të reflektuar pak, si do të kthehemi në shtator në Tiranë.

Do kthehemi për të përçarë apo do të kthehemi për të bashkuar, do kthehemi për të lënduar njëri-tjetrin apo për të shëruar njëri-tjetrin, do kthehemi për ti vendosur njëri-tjetrit stërkëmbëshin, apo për ti dhënë njëri-tjetrit dorën?

Nëse reflektojmë seriozisht, secili prej nesh, me angazhimin që ka mund të luajë të njëjtin rol siç e luajmë ditët e festave, ku të gjithë flasin për vëllazëri dhe bashkim, ama sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët që i hedhim benzinë zjarrit.

Besoj shumë, edhe lutem që shtatori të na gjejë të bashkuar dhe siç jemi në festa, ashtu të jemi edhe në ditët e punës. Jam shumë i kënaqur me progresin e bërë me xhaminë e Namazgjasë. Në Tiranë turistët janë shtuar, dhe një nga produktet kryesore është ai religjioz”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...