PD: Balla sekser i Begës? Spaho: Ish-i dënuari tender 100 milionë lekësh

Shqipëria

PD: Balla sekser i Begës? Spaho: Ish-i dënuari tender 100 milionë lekësh

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:31
Spaho

Partia Demokratike publikoi dokumente zyrtarë që sipas saj tregojnë se qeveria i ka dhënë tendera publikë kompanisë “Inerte Expres”, e cila zotërohet nga biznesmeni Mondi Bega i dënuar në Itali për trafik droge.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST me vlerë 100 milionë lekë të reja.”, deklaroi Spaho.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike akuzoi Taulant Ballën se ka shërbyer si sekser për t’i dhënë para nga Buxheti i Shtetit mikut të tij Bega.

“Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë? Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t’i ndarë me trafikantin e drogës”, thekson ai.

Më herët numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla kishte pranuar njohjen me biznesmenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat