Ish-Presidenti: Si qeveria po u shpërndan buxhetin e shtetit grupeve kriminale

Shqipëria

Ish-Presidenti: Si qeveria po u shpërndan buxhetin e shtetit grupeve kriminale

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:13
Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si qeveria socialiste e Ramës po u shpërndan buxhetin e shtetit, “grupeve të krimit të organizuar”,- siç u shpreh Nishani.

Ai shkruan se janë këto grupe të cilat blejnë vota gjatë zgjedhjeve që zhvillohen në vend.

Ish-Presidenti shprehet se, për këtë arsye në Shqipëri nuk rriten rrogat as pensionet, nuk ka spitale, shkolla e rrugë të reja ndërkohë që krimi nga ana tjetër pastron paratë.

Ky model duhet të marrë fund thotë z. Nishani.

Ja postimi I plotë I ish-presidentit Bujar Nishani:

“Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”. 
Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash !
Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja !
Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfërit.
Krimi organizuar pastron paratë, rilindasit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.
Ky model duhet të marrë fund !”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat