Operacioni “Forca e Ligjit” – Policia shqiptare sekuestron rreth një milionë euro

Shqipëria

Operacioni “Forca e Ligjit” – Policia shqiptare sekuestron rreth një milionë euro

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:15
Policia

Policia shqiptare njofton se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ka bërë sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh.

Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë (rreth 1 milion euro), të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.

Policia njofton se hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

“Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga policia shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat