Rama mbledh nesër në Vlorë ministrat, ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Rama mbledh nesër në Vlorë ministrat, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:26
Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër në Vlorë një takim me ministrat dhe krerët e grupit parlamentar, ku do të diskutohen rezultatet për detyrat e lëna dhe reformat e kërkuara nga qeveria e tij, që pas krijimit të saj.

Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull.

Raportimi i ministrave do konsolidojë bindjen e kryeministrit mbi performancën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

Gjatë asamblesë socialistët do të mësojnë në një kohë me shikuesit, se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohen në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat