Ky mot i pret ata që nisen për fundjavë në Shqipëri

Shqipëria

Ky mot i pret ata që nisen për fundjavë në Shqipëri

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 07:58
Bregdeti shqiptar

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në orët e nxehta të drekës do të ketë reshje shiu tepër të izoluara dhe në formë pikash mbi relievet e larta malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 2-10 m/sek në bregdet.

Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi vale 1.8 metra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat