Kështu e monitoron rrugën me dron policia e Shqipërisë, 74 dënime për shoferë - Bota Sot
Kështu e monitoron rrugën me dron policia e Shqipërisë, 74 dënime për shoferë

Shqipëria

Kështu e monitoron rrugën me dron policia e Shqipërisë, 74 dënime për shoferë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 08:13
Pamje nga video

Pak ditë më parë Policia e Shtetit bëri më dije se tashmë monitorimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të bëhet dhe më dron.

Dje, përmes një video të postuar në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH. Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...