“Qeveria po shpëton nga burgu ministren Gjonaj”

Shqipëria

“Qeveria po shpëton nga burgu ministren Gjonaj”

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:20
PD

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore - Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas tyre pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

"Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.

Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. 

Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. 

Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama", ben me dije PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat