Narkotizmi një problem botëror, Shqipëria renditet e para…

Shqipëria

Narkotizmi një problem botëror, Shqipëria renditet e para…

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:13
Bandat e krimit të organizuar po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë.

Prestigjiozia “The Economist” ka dalë me një pretendim befasues në një reportazh të shkurtër të saj, ku trajtohet problemi i përdorimit të shtuar të narkotikëve nëpër botë dhe kokainës në veçanti. Çuditërisht ajo del në përfundimin se Shqipëria ka përqindjen më të lartë, me justifikimin se në vendin tonë, sipas saj, 2,5% e popullsisë konsumon drogë.

18 milionë njerëz në mbarë globin janë përdorues të kokainës, thuhet në reportazhin me titull “Pse kartelet po fitojnë?”

Lufta për drogën, sipas të përjavshmes së njohur, po çon drejt një krize të re. Ajo veçon Britaninë, Spanjën, Australinë dhe SHBA si konsumueset më të mëdha të këtij narkotiku në botë, ndërsa arsyeja përse vendi ynë kryeson listën e “The Economist” është se ai konsiderohet një vend tranzit për kokainën afgane.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është prodhuese dhe furnizuese e gjysmës së sasisë së kokainës në botë.

Bandat e krimit të organizuar po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat