Gjimnazi i Klosit i dëmtuar nga tërmeti, Kreu i Bashkisë: Presim fondet për rikonstruksion

Shqipëria

Gjimnazi i Klosit i dëmtuar nga tërmeti, Kreu i Bashkisë: Presim fondet për rikonstruksion

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:43
Gjimnazi i Klosit i

Tërmeti i 11 gushtit nuk ka dëmtuar vetëm banesa në rrethin e Matit, por edhe godinën shkollore të gjimnazit “Shaban Çollaku”, Klos, për të cilën, drejtoria e shkollës, bashkia Klos e Zyra Arsimore Mat, edhe pa rënë tërmeti, patën lëshuar sinjalin SOS për këtë shkollë, për shkak të amortizimit të skajshëm të saj.

Madje në intervistën e fundit dhënë për News24 drejtori i gjimnazit Kasem Muça, u shpreh se viti i ri shkollor 2018-2019 nuk mund të nisë normalisht pranë kësaj godine shkollore pasi rrezikohet jeta e nxënësve dhe e stafit pedagogjik.

Ajo që konstatohet lehtë është se tërmeti i 11 gushtit këtë godinë shkollore të amortizuar, e ka dëmtuar edhe më shumë duke shkaktuar plasaritje të mureve, shembje copëzash tavanesh të klasave. Këtë e pohon në prononcimin e tij dhe mësuesi i kësaj shkolle Isuf Pciri, i cili e konsideron alarmante gjendjen fizike të godinës së gjimnazit “Shaban Çollaku” për nisjen e veprimtarisë mësimore.

Lidhur me këtë situatë kryetari i bashkisë Klos Basir Çupa, tha se pas shkresës dërguar ministrisë se Arsimit për ndërhyrjen e rikonstruksionit të kësaj shkolle ku mësojnë 460 nxënës presim që të lëvrojë fondin për investim.

Ndërkohë Çupa thekson se specialistë të bashkisë Klos po verifikojnë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në këtë godinën e gjimnazit të Klosit dhe do të dalin me një konkluzion nëse konsiderohet e përshtatshme dhe paraqet risk për nisjen e vitit të ri shkollor aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat