Rama: Këta të rinj përfaqësuan denjësisht Shqipërinë

Shqipëria

Rama: Këta të rinj përfaqësuan denjësisht Shqipërinë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 08:54
Edi Rama me një grup të rinjsh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një lajm të gëzuar që ka të bëjë me një grup të rinjsh.

Ata kanë fituar vendin e parë në botë në fushën e inxhinierisë.

Më konkretisht, të rinjtë kanë krijuar një robot që sipas Ramës, solli një përfaqësim dinjitoz për Shqipërinë.

“Me skuadrën shqiptare që me robotin e krijuar tërësisht prej tyre përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në garën ndërkombëtare për të rinj nga e gjithë bota “FIRST Global Challenge” duke fituar dhe çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin e inxhinierisë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

Bëhet fjalë për disa të rinj shqiptarë të apasionuar pas inxhinierisë, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në “Lojërat Olimpike të Robotëve”, që kësaj radhe u mbajt në Meksikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat