Drejt skadimit afati për hetimin e Tahirit - Bota Sot
Drejt skadimit afati për hetimin e Tahirit

Shqipëria

Drejt skadimit afati për hetimin e Tahirit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:58
Saimir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Megjithate muaji Shtator pritet të jetë deçiziv për fatin e hetimit. Prokurorët e çështjes kanë dalë në punë edhe në Gusht.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive te mbërritura nga Greqia dhe janë në pritje të informacioneve të dy letër-porosive të dërguara në Itali dhe një tjetre në Mal të Zi. Në këto dy vende, Tahiri ka kryer disa levizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati 10 muaj hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Edhe për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, nuk janë gjetur pasuri të pajustifikuara. Megjithatë janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...