Shiu pushton gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Shiu pushton gjithë Shqipërinë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:36
Shqipëri

Pushuesit nuk po favorizohen as nga moti në këto ditë të fundit të Gushtit. Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshje shiu mesditën e së shtunës. Ato prekën kryesisht lindjen dhe qendrën e vendit.

Sinoptikanët e Meteoalb thonë se të dielën vranësirat do të shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.

Reshjet do të vijojnë edhe gjatë së hënës gjë që do të sjellë edhe një ulje të temperaturave ku maksimalja nuk do të kalojë 31 gradë Celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat