Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë goditur disa herë duke tentuar të vrasin me thikë D.D. 20 vjeç.
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës;
•Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.